Sot janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Dashmir Krasniqi – Dashi, një trim i etur për lirinë e vendit, vendlindja e të cilit është fshati Çabiq i Klinës.
Këtë e dëshmoi me faktin se në moshë të re ju bashkua luftës Çlirimtare.
Në fillim ishte në Brigadën 131 “Jusuf Gervalla” dhe ishte i dalluar për guxim të madh, kishte marë pjesë në disa aksione në qytetin e Gjakovës, por edhe në fronte të ndryshme.
Dashi dhe familja e tij në qytetin e Gjakovës ishte strehë për luftëtarët e UÇK-së që shkonin në qytet. Pas bombardimeve të NATOS dhe pas maskarave në qytetin e Gjakovës, Dashi me shumë bashkëluftëtarë ku shumica ishin të qytetit të Gjakovës, formuan Brigaden 137 “Gjakova”.
Dashi u dallua si një djalë me guxim të madh dhe luftoi pa u ndalur me datën 7-8 maj, me datën 9 maj u vra duke luftuar trimërisht.