Sot janë bërë 25 vjet nga Beteja e Koshares.
Kjo betejë është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e UÇK-së.
Beteja u zhvillua më 9 prill 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta” në brigadën 138, në krye të së cilës ishte Agim Ramadani.
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës brenda Kosovës.