Deri më tani është bërë testimi i 280,220 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.
Autoritetet shëndetësore zvicerane thonë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, çdo ditë e më shumë po rritet dukshëm numri i shërimeve
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur, statistikat e fundit tregojnë se 24.500 persona tani më janë shëruar plotësisht në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Sipas autoriteteve shëndetësore zvicerane, thuhet se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, çdo ditë e më shumë po rritet dukshëm numri i shërimeve, shkruajnë mediat zvicerane.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur.
Sipas shifrave kantonale, 24.500 njerëz kanë kontraktuar virusin dhe janë shëruar, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, ku deri më tani mbi 24 mijë persona kanë arritur të shërohen në Zvicër nga koronavirusi.