Aktualisht në Kosovë janë 2,417 raste aktive me koronavirus.
Ky numër është shumë më i madh se sa ai i ditës së fundit të dhjetorit, kur ishin vetëm 453 raste aktive.
Dje, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, një person ka humbur jetën dhe 424 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.
Ndërsa numri total i qytetarëve që i kanë marrë dy dozat e vaksinës është 792,605.