Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë trajtuar nga infeksioni i koronavirusit 24 persona, ndërsa 1 pacient është shëruar. Ndërsa 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Po ashtu janë kryer 8 lindje gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 8 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë ditës së djeshme 266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,761 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione.
122 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 75 Rëntgen, 31 EHO dhe 16 CT-ja