Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë lindur gjashtë foshnje. Katër lindje kanë qenë normale dhe dy me prerje cezariane.
“Kanë lindur tre djem dhe tre vajza”, njofton spitali.
Poashtu, 231 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë 24 orëve të fundit.
“24 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. Analiza kanë kryer 281 pacientë që në total kanë kryer 4,378 analiza”, thuhet më tej në statistikat e spitalit.
Gjatë ditës së martë janë kryer edhe 11 operacione. /Klina info/