Lirim Rashiti dhe Lule Rashiti janë një nga çiftet që u bënë të njohur përmes paraqitjeve të tyre në Instagram.
Ndërsa së fundmi, ata po përballen me një situatë mjaft të rëndë.
Lule Rashiti është diagnostifikuar me leukemi, derisa po vazhdon trajtimet në Graz të Austrisë, shkruan Indeksonline.
Pasi Lirimi e dha lajmin e hidhur për sëmundjen e Lules, ai vazhdon çdo ditë të lutet për shërimin sa më të shpejt të bashkëshortes, së bashku me vajzën e tyre të vogël.
Së fundmi ai ka shkruar : “Lule n’koft nevoja 24 orë ka me nejt pa gjumë, deri sa të më lajmëron doktori të më thotë mirë është Lulja”.
Këto fjalë ai i ka dedikuar gruas bashkangjitur me fotografinë ku shihet se ka hequr flokët në shenjë solidarizimi për bashkëshorten e tij.