Rrëfim nga Ali Gashi pjesmarrës në aksion!
24 mars 1998
Legjenda e UÇK-së Mujë Krasniqi atë ditë ishte në fshatin e tij në Çabiq, rreth orës 12:20 Mujë Krasniqi është informuar përmes radiolidhjes se në Gllogjan është sulmuar familja Haradinaj, Muja menjëherë u ngrit në këmb dhe mori vendim që menjëherë ta sulmojmë policinë serbe në Kijevë, më kujtohen fjalët e Mujë Krasniqit kur na tha: Duhet patjetër që menjëherë të ja shpërndajm dorzat forcave serbe, të mos merren vetëm më Gllogjanin por të merren edhe me ne, edhe menjëherë jemi nis në drejtim të Kijevës, ishim pesë veta, Mujë Krasniqi, Bedri Gashi, unë Ali Gashi, Arsim Rexhepaj, Bekim Shala. Ishte mesi i ditës dhe në atë kohë në pjesën tonë ende nuk kishim dalur haptaz, dhe për t’u afruar deri në Kijevë ishte shumë e vështirë sepse edhe tereni nuk ishte në favorin tonë ishte teren i rrafshët, kur jemi afruar afër Kijevës Muja na tha që të ndahemi në dy grupe për arsye që sulmi të kishte efekt edhe serbët të mendonin që ne jemi shumë persona, Bedri Gashi dhe Bekim Shala e moren përsipër që të sulmojnë në anën e djathtë, kurse sulmin në postbllok legjenda Mujë Krasniqi, unë Ali Gashi, Arsim Rexhepaj.
Muja, Unë, Arsimi, jemi nis drejt postbllokut të policisë serbe, shkuam shumë afër deri sa u takuam me policinë e serbisë, dhe Mujë Krasniqi ishte i pari që i goditi me mortajë policinë po ashtu edhe ne goditëm menjëherë me armë automatike, Muja vazhdoj të godas disa herë me mortajë dhe me snajper, mirëpo Mujë Krasniqi i kapërceu caqet e planifikuara dhe vazhduam gjatë duke shkëmby zjarr me policinë serbe, serbët ishin në panikë të madhe sepse nuk e kishin prit një sulm të tillë në mesin e ditës. Mirëpo plani i Mujës doli shumë i sakt, sepse ato shumë forca të policisë që ishin nisur nga Prishtina për në Gllogjan u detyruan që të ndalojnë në Kijevë dhe të merren me ne, tërheqja jonë nga Kijeva ishte shumë e vështirë sepse serbët kërkuan ndihmë edhe nga helikopteri, ndër kohë Mujë Krasniqi u informua që forcat e policisë serbe kishin dështuar në Gllogjan, Mujës ju kthye buzëqeshja dhe filloj që të kendoj këngën moj Shqipëri mos thuj mbarova,
Muja i kishte tri gëzime:
1. Dështimi i forcave serbe në Gllogjan,
2. Forcat serbe hiq mirë nuk kishin kaluar në Gllogjan,
3. Të them të drejtën edhe në Kijevë hiq mirë nuk kaluan policia e serbisë.
SQARIM
Këto pamje filmike janë në Kijevë atë ditë kur ndodhi sulmi ynë me 24 mars 1998, këto pamje janë të gjiruara nga gazetarët e TV CNN.
Gazetarët e TV CNN atë ditë ishin duke shkuar në vendin e ngjarjes në Gllogjan, por në momentin e sulmit tonë gazetarët e huaj u gjendën afër pozicioneve të policisë serbe ne Kijevë, siç po shihet gjirimet me kamer janë bërë nga vetura e gazetarve të CNN, këto pamje janë gati në përfundim të sulmit tonë, gazetarët nuk kanë arritur ta gjirojnë fillimin e sulmit tonë, por ishin duke kaluar nëpër Kijevë dhe janë ndaluar aty dhe e kanë gjiruar ngjarjen që ndodhi ne Kijevë.