(3 Qershor 1965 – 21 Janar 1999)
U lind në fshatin Mrasor të Rahovecit, prindërit e tij janë Murati dhe Kada. Skënderi është fëmija i dytë, prej 5 fëmijeve, dy djemeve dhe tri vajzave, sa kishte babë Murati dhe nënë Kada.
Mësimet e shkollës fillore i ndjeki në shkollën “Petro Nini Luarasi“ në Llapqevë,ku tregoj interesimedhe aftësi në gjuhë,art,muzike dhe sport,gjatë shkollimit fillore ai ishte shpallur nxënës më i mirë në shkollë,ndersa gazeta “Rilindja “ shkruante : “Poeti i vogël do të bëhët i madh “,në këtë gazet botoi disa poezi.
Gjimnazin e ndjeki në shkolle e mesme “Luigj Guarkuqi“ në Klinë,ku tregoj rezultate të larta dhe mori disa aktivitet për çeshtjën kombëtare .Gjatë periudhes së gjimnazit në vitin 1981 antarësohet në organizaten e njësuar atëherë nga Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla,në atë kohë ishte vetëm 15 vjeçar.
Edhe pse në kohë të veshtira kombëtare ,arriti të regjistrohet në Fakultetin e Bujqësisë dhe të marr titullin: Inxhinier i Diplomuar i Bujqësisë, njihet katër gjuhë të huaj,shquhej për dijen e tij dhe dëshiren për t’u arsimuar .
Pas shumë betejash për tokenë nënë,Skënder Rexhepi ra për të mos vdekur kurr më 21 janar 1999 në Fortes ( ish Bellacerkë) ,së bashku me luftetarin e orëve të para Fitim Durakun-Fita ,ashtu siq bien trimat shqiptarë në fushën e nderit në përleshje më forcat armike.
Skënderi rrejdh nga një familje e mirënjohur ardhetarësh, nga e cila kanë dalë burra në zë, që gjithmonë i kanë dalë zot vatanit. Kulla e Pajazit dhe Shaban Mrasorit (katragjysh dhe stërgjyshë të Skënderit) është shumë e njohur në këto anë, sepse në këtë kullë janë mbajtur tubime me rëndësi kombëtare nga krerët më të njohur të kohës siç ishin: Isë Boletini, Bajram Curri, Sadik Rama i Gjergjevikut e të tjerë.
Kjo familje e njohur e Llapushës ishte gjithherë në shënjestër të pushtuesit serb. Prindërit e tij, Murati dhe Kada, por edhe rrethi i gjerë i familjes, kishin krijuar një ambient të përshtatshëm, ku Skënderi do të edukohej drejt e në frymën kombëtare. Prandaj, që nga fëmijëria ai kishte shfaqur shenja të një kureshtari, të cilin më vonë do ta preokuponin çështjet e mëdha e serioze.
Shkollën fillore, Skënderi e kreu në fshatin Llapçevë, me sukses të shkëlqyeshëm. Për t’i ndjekur mësimet në shkollën e këtij fshati ai duhej të bënte disa kilometra rrugë në ditë. Edhe më larg i bie të udhëtojë gjatë shkollimit të mesëm, si nxënës i gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë.
Si nxënës i këtij gjimnazi, arrin ta krijojë një rreth të gjerë shokësh, me të cilët më vonë edhe do të bashkëveprojë në dobi të çështjes kombëtare. Në këtë rreth shokësh, ndër të tjerë, bënin pjesë Feriz Hoti, Sadet Mrasori, Isa Krasniqi e të tjerë.
Me rastin e një vale arrestimesh, në vitin 1985 ishin burgosur edhe disa prej shokëve të Skënderit, por edhe vetë Skënderi. Në mungesë provash konkrete, pas disa ditë arresti, ai u lirua, për të vazhduar rrugën e lirisë më me zell e në konspiracion më të thellë, në kuadrin e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës(LPRK).
Ndërkohë, Skënderi kishte filluar studimet në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Në këtë fakultet merr titullin ingjinier i agronomisë. Pas përfundimit të studimeve, në vitet ’90 një kohë qëndron në Zvicër. Atje zhvillon një aktivitet të dendur në shërbim të lëvizjes kombëtare. Gjatë kësaj kohe arrin t’i mësojë disa gjuhë të huaja dhe të përsosë njohuritë e tij në fusha të ndryshme.
Në Kosovë është kthyer në vitin 1996 dhe prej këtij viti së bashku me Rexhep Selimin e bashkëveprimtarë të tjerë veproi ilegalisht në dobi të çështjes kombëtare. Kishte prirje edhe për krijimtari, në prozë dhe në poezi. Disa prej krijimeve të tilla, sot, ruhen si trashëgimi e vlefshme e dëshmorit.
Shpërthimi i luftës së armatosur në Kosovë, Skënder Rexhepin e gjen jo vetëm luftëtar të përgatitur e të gatshëm për beteja, por edhe kuadër me aftësi të dalluara komanduese. Së shpejti angazhohet në bartjen e armatimit nga Republika e Shqipërisë për t’ua mundësuar atyre që ishin të gatshëm t’i përgjigjeshin kushtrimit të atdheut të radhiteshin në radhët e UÇK-së.
Me rastin e shtrirjes së luftës së UÇK-së në trevën e komunave Klinë, Rahovec e Malishevë, Skënderi do të veprojë në kuadrin e njësitit ushtarak “Hekuri”. Në këtë njësit bënin pjesë edhe Isa Krasniqi, Florim Krasniqi e Besim Rexhepi. Njësiti “Hekuri”, gjatë vitit 1998 kishte kryer aksione të shumta ushtarake kundër forcave serbe në këtë anë.
Janë të njohura aksionet në pikat e luftës në Cerovik, Gollubovc, Llozicë, Abri, Likovc e në pika të tjera, në të cilat Skënder Rexhepi ishte shquar me trimërinë dhe shkathtësinë e tij ushtarake. Ka bashkëçvepruar me komandantin e Zonës Operative të Pashtrikut, Tahir Sinani, tani dëshmor.
Një humbje të madhe, trupave pushtuese u ishte shkaktuar në sulmin kundër tyre në pikën e Llozicës, midis datave 21-22 shtator të vitit 1998, ku përveç Skënderit kishin marrë pjesë edhe ushtarët Fitim Jakupaj, (