Sot janë bërë 23 vite nga rënia e dëshmorit Ymer Alushani – komandant “Voglushi”.
Ai ka vdekur heroikisht në betejën e lavdishme të Grykës së Llapushniku
Në këtë përvjetor, komandant Voglushin e ka kujtuar shoku i tij, profesori universitar historisë, Ibrahim Gashi.
“Sot, 23 vite më parë, në betejën e lavdishme të Grykës së Llapushniku ra, për të mos vdekur kurr, heroi i kombit Ymer Alushani – komandant Voglushi. E konsideroj nderë dhe fat që isha një nga shokët e tij në ato ditë të lavdishme të historisë! Përulemi përjetësisht në ndërim të heroizmit të “Luanit të Grykës” dhe gjithë dëshmorëve të lirisë! LAVDI!”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në “Facebook”.