23 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë të dielën

 

23 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 424 raste të reja pozitive me koronvirus nga testimi i 8270 mostrave.

Janë shëruar 1324 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 136.582.

Ka arritur numri i rasteve aktive në 17.625.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 18.214 doza të vaksinës antiCOVID.