23 janar 1998, Lahiu, Dauti e Rexha duke futur armatimin në Kosovë

Sot 22 vite më parë ka ndodhur sulmi i dytë në familjen e Jasharajve.

Ky sulm kishte mobilizuar shumë një grup çlirimtarësh që operonin në Rrafshin e Dukagjinit të cilët kishin shkuar në Bajram Curr për të marrë armatim.

Lahi Brahimaj kujton këtë datë kur me bashkëluftëtarë kishin marrë rrugën për Kosovë.

Në një nga fotografitë shihen edhe dy deputetët Daut Haradinaj e Rexhep Selimi, si dhe ish-deputeti, Lahi Brahimaj.


Sot 22 vite më parë kishte ndodhur sulmi i dytë në familjen e Jasharajve.
Në atë kohë ne një grup bashkluftetaresh gjindeshim në Bajram Curr në familjen e Besnik Krasniqit (kusheri i afërt i Adrian Krasniqit) duke kryer përgatitjet që të hynim në Kosovë, por me të marrë lajmin e sulmit ndaj familjes emblematike të UÇK-së ne ndërpremë ushtrimet dhe u futëm menjëherë në Kosovë ku së bashku me bashkëluftëtarët heronjtë Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci, Përparim Krasniqi si dhe bashkëluftëtarët të tjerë sjellem një sasi të konsiderueshme armatim.
Ajo ditë ishte vetëm një sakrificë më shumë në rrugëtimin e sakrificave për liri, kujtojmë me përulje familjen e Jasharajve dhe të gjithë dëshmorët e kombit” shkruan Lahi Brahimaj në kujtim të kësaj dite.