Në 22 vjetorin e Masakrës së Kralanit, futbollisti i talentuat kosovar, i cili është nga Klina, ka bërë një postim emocionues.
Arb Manaj, ka kujtuar babain e tij, për fatin e të cilit ende nuk dihet.
Futbollisti ka thënë edhe pse nuk e ka njohur kurrë babain e tij, golin dhe fitoren e sontme ia dedikon atij.
Ky është postimi i tij:
04.04.2021
Sot 22 vjet pa ty Babi dashur, jam duke u munduar qe te te bej krenar gjithmone ashtu siq me bere ti mua,ky gol sot dhe kjo fitore te dedikohet ty ne veqanti dhe te gjithe te reneve per liri, un do te kujtoj gjithmone edhe pse nuk te njoha kurr.