22-vjeçari nga Lipjani garon në zgjedhjet komunale që do të mbahen në Gelsenkierchen të Gjermanisë.
Ai është duke studiuar shkenca politike në Universitetin e Dusiburg Essen.
Berat Arifi. karrierën e tij politike e ka filluar qysh në moshën 16-vjeçare, ndërsa në moshën 19-vjeçare ka qenë pjesë e bordit të Socialdemokratëve të Rinj në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRw).
Berati në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gelsenkirchen është kandidati më i ri dhe shpreson që në mënyrën më të mirë të përfaqësojë interesat e qytetarëve atje, pse jo edhe të bëhet model për të rinjtë kosovarë.