22-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj, po merr mbështetje të madhe në çdo vend

Kandidati për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, po merr mbështetje të madhe në shumë qytete e fshatra.

Brahimaj sonte ka mbajtur takime me banorët e nëndegëve të Brekocit, Emin Duraku II/1 dhe Dardania.

Ai, nëpërmjet një postimi në facebook, ka thënë se këto nëndegë janë të mobilizuara si asnjëherë më parë në mbështetje të Aleancës dhe liderit të saj Ramush Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Nëndegët Brekoc, Emin Duraku II/1 dhe Dardania vazhdojnë të rrugëtojnë fuqishëm me Aleancën. Këto nëndegë janë të mobilizuara si asnjëherë më parë në mbështetje të Aleancës dhe liderit të saj Ramush Haradinaj.

#AAK135

#RamushHaradinaj1

#LahiBrahimaj22