Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 22 raste të reja, nga testimi i 888 të dyshuarve për koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur si pasojë e COVID-19.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 499.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 135 persona. Numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 821.331 ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 100.804.
Numri i dozave të administruara të vaksinave deri tani është 1.824.287.