Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se aktualisht për koronavirus janë duke u trajtuar 22 pacientë.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 10 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe pesë prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore,
Spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë shtatë lindje, dy lindje normale dhe pesë me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
Gjithashtu në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, 28 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,759 analiza, ndërsa janë kryer 16 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 125 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 99 Rëntgena, 14 EHO dhe 12 CT-ja.