Një aksidentin e zinxhirit, me dy viktima ka ndodhur në afërsi të qytetit Harmanli në autostradën E-80 të Bullgarisë. Sipas mediave vendase në këtë aksident kanë humbur jetën një shofer turk dhe një bullgar.
Siç shihet edhe nga fotot në këtë aksident zinxhirë është përfshirë edhe një kamion me targa të Shqipërisë. Ndërkohë sipas mediave në Bullgari të paktën 40 persona janë plagosur ku tre prej të cilëve janë dërguar me urgjencë në spital.
Në vargun e aksidentit janë përfshirë 22 kamionë . Mësohet se shkaku i aksidentit është shkaktuar nga mjegulla dhe shiu i fortë. Nga ana tjetër, Zyra e Prokurorit të Qarkut Haskovo ka filluar një hetim mbi këtë aksident