Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj gjatë ditës së sotme ka pritur zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ku edhe kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.
Vlera e projektit të planifikuar është 212 000 euro, ku 50 000 euro do të paguhen nga buxheti i komunës ndërsa pjesa tjetër nga ministria.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social vet kryrtari Elezaj, i cili dhe ka falënderuar zëvendësministrin Durmishi.
“Investimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore janë një ndër kërkesat më të mëdha të qytetarëve e ndër prioritetet tona si qeverisje komunale. Me qëllim që të krijojmë kushte me të mira infrastrukturore ne në vazhdimësi kemi investuar, si me buxhetin e komunës ashtu edhe me bashkëpunime të ndryshme”, ka shkruar Elezaj në FB.
Në këtë takim Elezaj gjithashtu ka paraqitur kërkesat edhe për investime të tjera për të cilat ka nevojë Komuna e Klinës, si asfaltimi i transitit në Klinë, rehabilitimi i rrugëve rajonale që janë në përgjegjësi të ministrisë si rruga “17 shkurti” në Caravik dhe rrugë të tjera.