Sot bëhen 21 vite nga vrasja e ish Kryetarit të Komunës së Klinës dhe njërit prej themeluesve të LDK-së, Ismet Rraci. Kjo vrasje vazhdon të jetë e pazbardhur, sikurse edhe shumë vrasje të tjera me motive politike që kanë ndodhur në Kosovës, para, gjatë e sidomos pasluftës.
Ismet Rraci, kryetar i degës së LDK-së njëherësh edhe kryetar i Komunës së Klinës, themelues i LDK-së, ishte vrare 21 vite me parë pranë banesës së tij deri sa po vinte në punë nga persona që akoma mbesin të panjohur.