Ardiana Bogiqi, 21-vjeçare, nga fshati Komoran në komunën e Drenasit, është zhdukur që nga 28 janari i këtij viti.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie kërkon nga qytetarët që të kontribuojnë me informacione që ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e 21-vjeçares,
“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.