Një 21-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë, por ka arritur të rikthehet në jetë nga stafi shëndetësor.
Lajmin e ka bërë të ditur QMF në Duhël, të cilët bëjnë të ditur se pacienti kishte pësuar arrest kardiak, por pas shërbimeve të nevojshme është rikthyer në jetë.
21-vjeçari është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm.