Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë të infektuar me COVID-19, 17 prej të cilëve janë me oksigjenoterapi, ndërsa katër në gjendje të rëndë,
Tre pacientë kanë arritur që të shërohen nga COVID-19.
Spitali i Pejës bën të ditur se 247 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 19 prej të cilëve janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve në këtë spital, një ka qenë i gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.
244 pacientë kanë kryer analiza, ndërsa janë kryer 18 operacione. /