21 emigrantë shqiptarë u strukën në një anije mallrash në Mbretërinë e Bashkuar duke sjellë panik të ekuipazhit, i cili i përbërë nga vetëm 10 marinarë lëshoi thirrje për ndihmë përmes radios.
Shqiptarët, saktësisht 19 burra dhe 2 fëmijë i druheshin kontrollit dhe ishin në kërkim të ushqimit dhe cigareve.
Emigrantët u fshehën në anije para se kjo e fundit të nisej nga Bilbao, Spanjën veriore.
Anija u nis të premten e shkuar dhe ata u gjetën sapo mbërritën të martën në Mbretërinë e Bashkuar./tch/