Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,083.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.