Që nga fillimi i këtij viti shtatë persona humbën jetën në aksidente trafiku.
Ky numër po shihet i lartë dhe shqetësues nga ekspertët e komunikacionit.
Sipas Faton Bunjakut, vjetërsia e automjeteve në Kosovë një dhe mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar dy, janë faktorët që po ndikojnë të ketë jetë të humbura.
E Bekim Ahmeti po vlerëson se, veç tjerash, mungon edhe sinjalistika adekuate nëpër rrugët e Kosovës, si dhe mos mirëmbajtja e rrugëve, sidomos tash gjatë stinës së dimrit.