Sot janë bërë 20 vite nga vrasja e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafës, që ishte edhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugovës,
Institucionet e vendit nuk kanë arritur ta zbardhin këtë vrasje.
Vrasja e Mustafës kishte tronditur opinionin pasi që ai njihej si zëdhënësi më besnik i idealeve rugoviane.
Mustafa njihej si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare.
Xhemajl Mustafa është vrarë më 23 nëntor 2000 në hyrje të objektit ku gjendej banesa e tij në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.