Sheshi kryesor në komunën e Klinës, Mujë Krasniqi, për ndërtimin e të cilit janë shpenzuar miliona euro, para këto të taksapaguesve të Klinës, ka filluar të dëmtohet.
Në disa fotografi, të dërguara në redaksinë e klinainfo nga një qytetar shihet dëmtimi i gurëve, të cilët ish kryetari i Klinës, Sokol Bashota, kishte vendosur të i blejë në Itali, edhe pse Klina është ndër eksportueset e gurëve.
Ndërtimi i këtij sheshi komunës së Klinës i ka kushtuar një shumë të mëdha parash, por vetëm pak kohë pas përfundimit të punimeve ka filluar të vërehen punët joprofesionale që janë kryer gjatë realizimit të punimeve.
PDK gjatë fushatës elektorale ndërtimin e sheshit e kishte vlerësuar si një ndër sukseset e qeverisjes së Bashotës, ndërsa tash asnjë nga zyrtarët e kësaj partie nuk po reagon për dëmtimet e pësuara./Klina.info
9