Sot në orën 08:00 të mëngjesit, është zhvilluar protest para Komunës së Klinës, iniciativë kjo kundër ndërimit të Fabrikës së Çimentos, në fshatin Gremnik.
Protesta ishte paqësore, dhe zgjati 2 orë, derisa përfaqësues të protestës, u takuan me Drejtorin e Urbanizimit, Enver Berisha si dhe komandatin e Stacionit Policor në Klinë, Ragip Bytyqi.
Klina.info mëson se ky debat nuk ishte aspak i qetë, derisa në fund të takimit përfqaësuesit, iu drejtuan qytetarëve, që të shpërndahet protesta dhe se kundërshtimi i tyre do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.
Kujtojmë, që edhe opozita në Klinë, shpesh ka mbajtur konferenca dhe ka ngritur zërin kundër ndërtimit të kësaj fabrike./Klina info/