
Që nga 13 marsi i vitit të kaluar, kur në Kosovë u shënuan dy rastet e para me COVID-19 e deri tani, janë konfirmuar 103 mijë e 815 rastet pozitive me koronavirus, nga 517 mijë e 734 persona sa janë testuar gjithsej,
Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 2 mijë e 125 kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë, brenda kësaj periudhe janë shëruar 90 mijë e 812 pacientë.
Kësisoj, numri i rasteve aktive momentalisht është 10 mijë e 878.