Mediat italiane raportojnë një aksident të rëndë trafiku në Blumau, ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Bolzanos, përcjell albinfo.ch.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Brennerstaatstrasse” në Blumau. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjithsej 5 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, shkruan “STOL”.
Në raportin policor thuhet se gjatë aksidentit një automjet ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur, ndoshta për shkak të ngricave në rrugë. Një makinë nga drejtimi përballë nuk ka mundur të frenojë me kohë dhe ka goditur me forcë të plotë mjetin anash.
I riu iu nënshtrua plagëve të rënda mëngjesin e së premtes në spitalin e Bolzanos, siç konfirmoi kompania mjekësore e Tirolit Jugor për “STOL”.
Nga aksidenti ka rezultuar edhe një i lënduar në masë të lehtë dhe tre lëndime të lehta. Të 5 të plagosurit u dërguan në spitalin e Bolzanos nga shërbimi i shpëtimit. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik vdekjeprurës.