I rrethuar me policë, një 18-vjeçar rus ka tentuar të arratiset gjatë seancës gjyqësore nga tavani i gjykatës.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
I riu akuzohet se vrau të motrën e tij. Ndërsa, kishte dalë para një gjykate në Rusi, ai tentoi të dilte nëpërmjet tavanit, në një kohë kur salla ishte plot me policë.
Kur policët e panë, e rrethuan atë, njëri filloi ta godiste me shkop gome, ndërsa tjetri ia kapi këmbët.
Pavarësisht përpjekjeve, arratisja e tij dështoi. Videoja është publikuar në mediat në Rusi, ndërsa nuk dihet ende kush e ka filmuar momentin.