Prej që ka filluar sezoni i pickimeve, para tre muajve, në tërë territorin e Komunës së Klinës, si zonë endemike që është, janë regjistruar 177 raste të pickimeve nga rriqrat, si pasojë e qëndrimit në livadhe të pakositura, shkurre dhe stalla dhe veshmbathjes joadekuate, shkruan sot Koha Ditore.
Infektologu në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, Haxhi Ibishi, tregoi të premten për “Kohën Ditore” se deri tash nuk është shfaqur asnjë problem serioz apo sëmundje e etheve hemorragjike në këtë komunë. “Deri tash kemi pasur tri raste të dyshuara dhe të tretë janë dërguar në QKUK, kurse ndërkohë janë kthyer edhe rezultate e analizave të cilat kanë dal negative”, thotë Ibishi.
Mirëpo, pasi një rast i regjistruar deri më tash ne nivel vendi me ethe hemorragjike, e që vjen nga një fshat i Skënderajt, që nuk është zonë endemike, por që është kapur me territorin e Klinës, është arsye më tepër që qytetarët e Klinës të kenë edhe më tepër kujdes.
(Më shumë lexoni sot Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.