Numri i të infektuarve me Covid-19 çdo ditë e më shumë po rritet.
Vetëm sot u konfirmuan 195 raste, ku 102 prej tyre janë nga Prishtina, shkruan Indeksonline.
Kështu numri total i të infektuarve shkon në 3,703, me 1,946 të shëruar. Raste aktive janë 1,678, ku kryeqyteti prin për nga numri i pacientëve të infektuar me Covid-19.
Ndërsa deri më tani kanë vdekur 79 pacientë, të cilët kishin edhe sëmundje shoqëruese
“Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!“
“Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët“, thuhet në njoftimin e IKSHKP-së.
Kujtojmë që Qeveria Hoti ka marrë edhe masat e reja, sic janë kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5:00 në qytetet ku ka më shumë të infektuar si Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri.
Poashtu gjatë këtij orari i lejohet veprimtaria edhe gastronomisë vetëm në hapësira të hapura ose take-away (merre me vete).
Edhe numri i udhëtarëve nëpër transportet publike është përgjysmuar, e poashtu edhe stafi nëpër institucione.