Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) sot ka diskutuar serish mbi gjendjen e pandemisë me COVID-19 në komunën e Vitisë.
Gjatë kësaj mbledhje që është kryesuar nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u bë me dije se deri me tani janë 62 raste aktive me COVID-19 në këtë komunë.
Ai kërkoj nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi.
Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, potencoi se respektimi i masave nga qytetarët e Vitisë, në veçanti bartja e maskave është rritur dhe se për këtë ka ndikuar edhe lëshimi i fletëparaqitjeve.
Komandanti Halili, tha se vetëm gjatë fundjavës janë lëshuar 166 fletëparaqitje për mos respektim të masave.
Sipas tij respektimi i bartjes së maskave në këtë komunë sipas të dhënave që ata posedojnë është 75%.
Ndërkaq gjatë këtij takimi është folur edhe për masat tjera kundër përhapjes së këtij virusi pandemik si klorifikimi dhe dezinfektimi i hapësirave të ndryshme.