Italia ka hyrë në gjendjen më kritike të shpallur ndonjëherë si pasojë e ndonjë epidemie, pasi që afro 400 persona kanë vdekur, dhe rreth 6 mijë janë infektuar nga koronavirusi.
Për këtë arsye, në orët e para të së dielës, Kryeministri Giuseppe Conte, urdhëroi karantinizimin e 16 milionë njerëzëve në tërë rajonin e Lombardisë dhe 14 provinca në katër rajone të tjera në veri të vendit.
Ky vendim i cili do të vlejë deri më 3 prill, u mirëprit nga qytetarët, pasi virusi po përhapet shpejt.