Ishte pjesë e Njësisë Elitare të Policisë së Kosovës. Ilir Gjokajt humbi jetën nga Covid-19.
39 vjeçari që shërbente në stacionin Policor të Gjakovës është varrosur të premten pasdite në varrezat e fshatit Skivjan të Gjakovës.
Bashkë me Gjokajn, janë kolegët e tij nga Policia e Kosovës që nuk e kanë ndërprerë angazhimin që nga dita e parë kur është shfaqur pandemia në vend.
Deri më tash, brenda Policisë janë prekur me Covid 19 154 zyrtarë policorë.
Kështu bën të ditur Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Të angazhuar në luftën me pandeminë, sipas komandantit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, janë afër 4000 mijë policë.
Tash e disa ditë, këta zyrtarë policor po punojnë në orar 12 orësh.
Kjo sipas Sindikatës së Policisë është ngarkesë.
Por pavarësisht gatishmërisë, nënkryetari i kësaj sindikate, Shaban Tasholli thotë se do të kërkojnë vazhdimin e kompensimit prej 300 eurosh për secilin polic.
Gjatë kohës së pandemisë, policët po ashtu e kanë të ndaluar të shfrytëzojnë të drejtën për pushim vjetor.
Në Policinë e Kosovës thonë se po i kushtojnë rëndësi të veçantë sigurimit të masave mbrojtëse për zyrtarët policorë.