Policia e Kosovës e ka gjobitur me 150 euro një vozitës, pasi e me veturën e tij i tejkaloi në vijë të plotë dy mjete të tjera.
Në njoftimin e policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dollc, më saktësisht në rrugën Pejë-Prishtinë.
“Në bazë të fotos të publikuar, kundërvajtësi me datë 17.12.2021, rreth orës 13:50, në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Dollc, gjatë vozitjes së veturës ka bërë tejkalimin e dy veturave ne vijë të plotë”.
“Kundërvajtësi është identifikuar nga Policia dhe i njëjti pranon kundërvajtjen e bërë. Nga njësiti i NJRKRR-së iu është shqiptuar flet gjoba të cilën e keni të bashkangjitur gjithashtu edhe foton”, thuhet në njoftim.