Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 15 persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 3 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga kontaktet me rastet në terren.
Rastet e regjistruara sot vijnë nga këto vendbanime: 1 rast në Senik, 1 rast Carrallukë dhe 1 rast në Vërmicë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë prekur 480 persona, prej tyre 370 janë shëruar, 30 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 80 persona.