Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 78 pacientë të prekur me COVID-19,
Prej tyre, tre janë me respiratorë (CPAP), ndërkaq 57 të tjerë janë në oksigjeno terapi.
Sipas raportit të fundit të spitalit, nga të gjithë pacientët e hospitalizuar në këtë spital, 15 janë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjashtë pacientë të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Pejës.