15 foshnje lindën gjatë vikendit në Pejë, 13 janë të gjinisë femërore

694 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 70 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

15 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 10 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 15 foshnje dhe sa i përket gjinisë 13 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 395 pacientë që në total kanë bërë 4,753 analiza.
22 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.