Nga data 08 shkurt deri më 08 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive (të përditësuara për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës) me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sot, më 08 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 218 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej katërmbëdhjetë (14) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.