Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Qendrim Millaku, dhe përfaqësues së njësisë së Hidrodrinit në Klinë, kanë pritur në një takim miqësor Alan Brown, drejtor DORSCH, Astrit Vokshin, drejtori i CDI-së, Agon Hagjikadrija, menaxher i projektit, ku kanë diskutuar për ecurinë e projekteve për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në 14 të Klinës, projekt i cili bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës dhe populli zviceran.
Kryetari Elezaj ka falënderuar drejtorin Brown dhe CDI-në për mbështetjen e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët e Klinës, projekt i cili shtrihet në 11 fshatra lindore, nga Caraviku deri në Përçevë, dhe projekti i dytë në Budisalc, Nagllavë dhe Krushevë, me një gjatësi prej mbi 105 km dhe një kosto mbi 1 milion e 750 mijë euro.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e CDI-së informuan kryetarin Elezaj se të dy projektet parashihet të përfundojnë gjatë muajit qershor.