131 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 100 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë,
Ndërsa bëhet e ditur se 10 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnja, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
297 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,286 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.