13 vendet te Evropës kanë ndaluar përdorimin e vaksinës “Oxford-AstraZeneca”.
Më këtë ndërprerje të vaksinave këto shtet po kërkojnë sqarime të mëtejshme mbi sigurinë e vaksinës kundër Covid-19, shkruan BBC,
Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia kanë thënë se janë duke pritur një hetim nga rregullatori i BE-së, për raportet e mpiksjeve në një numër të vogël të marrësve të vaksinës, por anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Poloninë dhe Belgjikën, po vazhdojnë ende përdorimin e saj.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), do të lëshojë gjetjet e saj të enjten në mesditë.
Gjatë ditës së sotme ‘EMA’, ka thënë se ishte akoma “i bindur” për përfitimet e ilaçit AstraZeneca.
Drejtoresha Ekzekutive, Emer Cooke, theksoi se mpiksjet e gjakut të theksuara nga disa vende ishin relativisht të zakonshme në popullatën e përgjithshme.
“Unë dua të theksoj për momentin nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi i ka shkaktuar këto kushte,” tha ajo.
Në një deklaratë të përbashkët gjatë ditës së sotme, presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri italian Mario Draghi thanë se komentet e EMA ishin “inkurajuese”.
Ndërkohë, ekspertë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), janë mbledhur sot për të shqyrtuar vaksinën Oxford-AstraZeneca, pas pezullimit nga disa vende evropiane që mpiksjet e gjakut.
OBSH-ja, u ka kërkuar vendeve të mos ndërpresin vaksinimet e tyre. Pezullimet vijnë ndërsa pjesa më e madhe e Evropës përpiqet të kontrollojë rastet në rritje.
Në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 11 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës AstraZeneca dhe nuk ka pasur asnjë shenjë të vdekjeve të tepërta ose mpiksjeve të gjakut që ndodhin