Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 19 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 2267 mostra të testuara.
Gjatë kësaj kohe është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit të raportuara janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.582.
Në total numri i rasteve aktive është 126.