Një urë e vjetër me gjatësi 485 metra dhe e lartë 70 metra në autostradën pranë Wilnsdorfit u shemb në shtetin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia.
Për shembjen e urës, u përdoren 120 kilogramë eksploziv, i cili ishte vendosur në 1 mijë e 850 pjesë të urës.
Sipas operatorit qeveritar të infrastrukturës “Autobahn GmbH”, kjo është hera e parë që një urë e tillë prishet.