Kosova shënon sot ditëlindjen e saj të 12.
Për një duzinë vjet si shtet i pavarur Republika e afër dy milionë qytetarëve ka shënuar një mori rezultatesh (sot të flitet vetëm për të arriturat).
Më 17 Shkurtin e ftohtë të 2008-ës ligjvënësit kosovarë ishin mbledhur në një të diel për të shpallur mëvetësinë si çdo shtet tjetër në botë, njofton Klan Kosova.
Në 15:38, Kuvendi i Kosovës ishte deklaruar pro pavarësisë, duke e shpallë Kosovën shtet të lirë, sovran dhe demokratik, pas leximit të Deklaratës së Pavarësisë të cilën e kishte bërë ish Kryeministri Hashim Thaçi.
Që atë ditë, kishte ardhur edhe njohja e parë ndërkombëtare nga Costa Rika, për të vërshuar më pas edhe njohjet e tjera ndërkombëtare prej superfuqive botërore.
Ky 12 vjetor Kosovën e gjen zyrtarisht me 116 njohje sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Të rrojë e jona Kosovë!