12 nga 19 rastet e reja me koronavirus në Prizren të premten janë zyrtarë policorë, ka mësuar KOHA.
Të premten janë testuar rreth 20 zyrtarë policorë në këtë komunë, ndërsa testimet do të vazhdojnë edhe të shtunën. Krejt kjo, pasi një zyrtar i stacionit të Policisë në Prizren kishte dalë pozitiv për COVID-19 ditë më parë.
Të premten në nivel vendi u regjistruan 21 raste të reja me koronavirus. 19 ishin në Prizren e dy në Suharekë.
Prizreni është komuna e dytë më e prekur me koronavirus në Kosovë, pas Ferizajt. 121 raste me koronavirus janë regjistruar deri tash në Prizren, përderisa Ferizaj prin me 134 raste