Lëvizjes Vetëvendosje sot i janë bashkuar 12 mjekë në Pejë.
Albin Kurti i shoqëruar nga ish-ministri Arben Vitia në këtë ceremoni, tha se Vetëvendosje po rritet, teksa shton se është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen.
Postimi i plotë:
“Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen. Ata që u anëtarësuan janë:
Rrezarta Berisha, transfuziologe;
Fazli Shala, kirurg;
Rifat Dreshaj, kirurg;
Besnik Ibraj, mjek emergjent;
Sylë Nikqi, gastroenterolog;
Valentina Ademaj, infermiere;
Valon Shala, neurolog;
Selman Kelmendi, anestezist;
Reshat Emra, kardiolog;
Fahri Hasani, pulmolog;
Driton Berisha, farmacist;
Besnik Gjikolli, farmacist.